Interi ruan kryesimin në Seria A

Mund minimalisht Udinezen 1-0 në “San Siro”

Interi ka arritur fitoren e tretë në kampionat, në po kaq ndeshje. Në mbrëmje zikaltrit kanë mundur minimalisht në “San Siro”, Udinezen, me rezultatin 1 me 0.

Miqtë që nga minuta e 35 luajtën më dhjetë lojtarë.

Goli për skuadrën e Kontes u shënua nga mesfushori Stefano Sensi, në minutën e 44-rt.

Interi renditet me 9 pikë në krye të klasifikimit, ndërsa kampionët e Juventusit, renditen për momentin në vend të dytë, me 7 pikë.