Instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë zhvillon ceremoni certifikimi për studentët e turqishtes

Në sallën e konferencave të institutit “Yunus Emre” në Tiranë, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave, për 30  kursantët që ishin të suksesshëm në provimet e nivelit të gjuhës turke për periudhën e pranverës 2017/2018.

Në sallën e konferencave të institutit “Yunus Emre” në Tiranë, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave, për 30  kursantët që ishin të suksesshëm në provimet e nivelit të gjuhës turke për periudhën e pranverës 2017/2018.

Drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në fjalën e tij u shpreh se në Shqipëri ka një interes të madh për mësimin e gjuhës turke. Dhe se instituti turk në Tiranë po vazhdon kurset për mësimin e gjuhës turke.

Sipas Demirbaş, ka interesim për të mësuar gjuhën turke si nga nxënësit ashtu edhe nga studentët.

“…Që nga viti 2009 kur u themelua instituti ‘Yunus Emre’ në Tiranë e deri më sot janë afërsisht 1.400 studentë dhe nxënës që kanë ndjekur kursin e gjuhës turke. Nxënësit e gjimnazit vijnë për të mësuar gjuhën turke për të kryer studimet e larta në Turqi, ndërsa studentët vijnë për të mësuar gjuhën turke me qëllim kryerjen e masterit dhe doktoraturës në Turqi. Përveç kësaj në Shqipëri bizneset turke janë shtuar shumë vitet e fundit dhe mësimi i gjuhës turke është një mundësi e mirë që ata që mësojnë turqishten të kenë mundësi punësimi në këto kompani…”.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave në ambientet e këtij instituti ishin edhe mësuesit e institutit, kursantët që kanë ndjekur kurset e gjuhës turke, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Pas ceremonisë së ndarjes së certifikatave, kursantët sëbashku me drejtuesit e institutit turk biseduan dhe shijuam kafen dhe llokumet turke, në “Shtëpinë Turke”. Gjithashtu u bisedua rreth mendimeve dhe qëllimeve të studentëve.

Vlen të përmendet se gjuha turke është edhe si degë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe është si lëndë me zgjedhje në disa universitete dhe gjimnaze të Shqipërisë./TRT