Hulumtimet kanë sugjeruar se filtrat, që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken, raporton BBC.
Instagrami, i cili zotërohet nga Facebook-u, tha se ndalesa synon të promovojë mirëqenien.
“Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive.
Instagram-i tha se nuk e di saktësisht se sa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave. Muajin e kaluar, kjo platformë ka vendosur t’i fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë kozmetike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale.
Instagram-i heq postimet e dietave dhe kirurgjisë kozmetike. Në muajin shkurt, ndërkaq, Instagram-i ka larguar edhe imazhet grafike të vetëdëmtimit, nga shqetësimet se ato ndikojnë keq te të rinjtë.