Indonezi, rihapet aeroporti në Bali pas mbylljes nga aktiviteti vullkanik

Mbi 300 fluturime u anuluan për shkak të mbylljes së aeroportit për 12 orë, duke ndikuar mbi 27 mijë pasagjerë

Autoritetet kanë rihapur Aeroportin Ndërkombëtar Ngurah Rai në Ishullin Bali të Indonezisë pasi më parë u mbyll për shkak të aktivitetit të Vullkanit Agung në ishull, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e aeroportit njoftuan se kanë marrë vendim për rihapjen e aeroportit në mënyrë që të tejkalohet gjendja e cila ka ndikuar negativisht në hapësirën ajrore.

Mbi 300 fluturime u anuluan për shkak të mbylljes së aeroportit për 12 orë, duke ndikuar mbi 27 mijë pasagjerë.

Në ndërkohë, zyrtarët theksuan se afër 400 persona që jetojnë në zonën e rrezikshme përreth vullkanit janë evakuuar.

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zvogëlimit të Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) më herët ka njoftuar se pluhuri dhe tymi vullkanik i mbrëmshëm në vullkan ka arritur deri në dy mijë metra, duke paralajmëruar popullatën e rajonit të qëndrojnë larg aktiviteteve në përreth vullkanit dhe të përdorin maska në zona të caktuara.

Dhjetra mijëra pasagjerë ishin dëmtuar nga pluhuri dhe tymi vullkanik që kishte penguar fluturimet në muajin nëntor. Në veçanti, kompanitë turistike nga Kina dhe Australia kishin anuluar turnetë turistike në rajon, ndërsa shumë fluturime në Bali ishin ndaluar. Qeveria kishte njoftuar humbje prej një miliardë dollarësh për shkak të aktivitetit në këtë vullkan në përiudhën shtator-dhjetor.

Afro 1.100 persona kishin humbur jetën nga shpërthimi i fundit i Vullkanit Agung në ishullin turistik Bali në vitin 1963.

ologjisë dhe Gjeofozikës, nga ana tjetër, njoftoi pezullimin e fluturimeve në qytetet Banyuvangi dhe Jember në Javën Lindore për shkak të aktivitetit vullkanik.

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zvogëlimit të Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) më herët ka njoftuar se pluhuri dhe tymi vullkanik i mbrëmshëm në vullkan ka arritur deri në dy mijë metra, duke paralajmëruar popullatën e rajonit të qëndrojnë larg aktiviteteve në përreth vullkanit dhe të përdorin maska në zona të caktuara.

Nga ana tjetër, aviokompanitë Jetstar ve AirAsia përmes faqeve të internetit kanë njoftuar anulimin e fluturimeve të dyanshme mes qyteteve në Australi dhe Balit pas paralajmërimeve të autoriteteve në Bali.

Ndryshe, dhjetëra mijëra pasagjerë ishin dëmtuar nga pluhuri dhe tymi vullkanik që kishte penguar fluturimet në muajin nëntor. Në veçanti, kompanitë turistike nga Kina dhe Australia kishin anuluar turnetë turistike në rajon, ndërsa shumë fluturime në Bali ishin ndaluar. Qeveria kishte njoftuar humbje prej një miliardë dollarësh për shkak të aktivitetit në këtë vullkan në përiudhën shtator-dhjetor.