Ideja inovative e Crystal Palace: Të rinjtë, huazim falas

Statistikat e merkatos së kësaj vere në futbollin anglez ishin mbresëlënëse, me lëvizje të bujshme dhe miliona në qarkullim, që diferencojnë dukshëm pretendentët më të vegjlit.

Statistikat e merkatos së kësaj vere në futbollin anglez ishin mbresëlënëse, me lëvizje të bujshme dhe miliona në qarkullim, që diferencojnë dukshëm pretendentët më të vegjlit.

Mes numrave të regjistruar deri më 9 gusht, kur ishte dhe limiti i lëvizjeve, 80 lojtarë u shitën nga klubet e Premier League drejt kategorive inferiore, madje vetëm 1/3-a e tyre në Championship, që është ekuivalenti i Serisë B italiane.

Kostot e huazimeve janë shpesh të papërballueshme për ekipet me financa të brishta, ndaj Crystal Palace ka dalë në skenë me një ide inovative. Ekipi me bazë në “Selhurst Park” vendosi të huazojë falas të rinjtë e moshave, me kushtin e vetëm që ata të luajnë dhe të mos ngrohin pankinën.

Mark Bright, drejtori i zhvillimit të të rinjve u ka dërguar një ftesë të gjitha skuadrave angleze, si një sinjal paqeje dhe mundësie për rritjen e futbollit të moshave, raporton TCh.

Në idenë fillestare, Crystal Palace këmbëngul se huazimi i të rinjve duhet të shoqërohet me aktivizime të rregullta, duke përjashtuar rastet e dëmtimeve. Në të kundërt, ekipi që huazon të rinjtë te të tjerët do të dëmshpërblehet financiarisht.