Napoli dhe PSG-ja nuk mundën të shfrytëzonin hapin fals të Livepulit në Serbi. Skudrat u ndanë me ga një pikë secila pas barazimit 1 – 1 në “San Paolo”. Bernat shënoi golin e parë të takimit në limitet e pjesës së parë, por Napoli u kundërpërgjigj duke marrë kontrollin e lojës gjatë pjesës së dytë e duke barazuar me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar nga Insinje.
Kreu në grupin C tani ngjeshet shumë me Liverpulin në krye me 6 pikë po aq sa dhe Napoli, por me goleverazh më të mirë. Ndërkohë, PSG mbetet në vend të tretë me pesë pikë.
Atletiko Madrid u hakmorr ndaj Borusias së Dortmundit, që i turpëroi “rojiblancos” në Gjermani me fitoren e thellë 4 – 0. Në Madrid djemtë e Simeonës dolën fitimtar duke mposhtur 2 – 0 Borusian me anë të golave të Saul e Grizman. Kryesuesit e Bundesligës nuk gjuajtën asnjëherë në drejtim të portës së Oblak dhe dukej qartë që mendja e tyre ishte te ndeshja e fundjavës ku do të përballen me Bajernin.
Porto ka mundur me lehtësi Lokomotivën e Moskës në Portugali. Herrera zhbllokoi takimin që në minutën e dytë, ndërsa Marega thelloi diferencën. Peruani Farfan ngushtoi rezultatin në pjesën e dytë, por Porto do të shënonte sërish me anë të Zhezuz Koronës.
Në sfidën tjetër të grupit D, Shalke mundi 2 – 0 kampionët e Turqisë, Gallatasarajin, duke shkuar në kuotën e tetë pikëvë, dy pak se kryesuesit e Portos.
Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Grupit A. Spanjollët, pas humbjes 4-0 të pësuar para dy javësh në Gjermani, kanë fituar mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-0. Saul ka hapur ndeshjen në minutën e 30-të, ndërsa Griezmann e ka mbyllur atë në të 80-ën. Ka qenë një gol i veçantë kyr për francezin, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e “Colchoneros” me 20 gola në Champions League.
Kanë përfunduar dy takimet e para të mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampionëve, të cilat kanë prodhuar befasi të vërteta, si në Francë, por veçanërisht në Beograd, ku Liverpooli është dorëzuar dhe ka dalë pa pikë.
Skuadra e Klopp u mposht me rezultatin 2-0 nga ana e vendasve, që shënuan dy gola të shpejtë me Pavkov në minutat e 22 dhe 29, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke menaxhuar me perfeksion këtë avantazh të dyfishtë.
Nga ana tjetër, Liverpool krijoi shumë raste, por nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes dhe me këtë humbje ka vënë seriozisht në pikëpyetje, kalimin e grupeve, pasi tashmë duhet të garojë me Napolin e PSG-në, që e kanë ende edhe në ndeshej ndaj serbëve.
Monaco nuk “gjen derman” as me Thierry Henry në stol, pasi sot është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 nga belgët e Club Brugge, në sfidën e luajtur në stadiumin “Louiss II”, të principatës franceze.