Ibrahim Kalın: Turqia është pranë Azerbajxhanit

"Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i thotë menjëherë ndal këtyre provokimeve të rrezikshme. Turqia qëndron në anën e Azerbajxhanit përballë këtyre sulmeve", tha Kalın

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın tha se Turqia qëndron në anën e Azerbajxhanit përballë sulmeve të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Kalın dënoi fuqimisht sulmet e Armenisë kundër Azerbajxhanit.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thotë menjëherë ndal këtyre provokimeve të rrezikshme. Turqia qëndron në anën e Azerbajxhanit përballë këtyre sulmeve. Shprehim mëshirën e Allahut mbi vëllezërit tanë që humbën jetën në këto sulme. Azerbajxhani nuk është vetëm. Ai ka mbështetjen e plotë të Turqisë”, tha Kalın.

Ai theksoi se Armenia duke sulmuar njësitë e vendbanimeve civile ka shkelur armëpushimin dhe ka treguar edhe njëherë se është kundër paqes dhe stabilitetit.