I mbijetoi tragjedisë, 17-vjeçari Ramë Lala niset për mjekim të specializuar në Bolonja

Familja Lala, që jetonte në një banesë në zonën e ish-Kënetës në Durrës është më e goditura në qytetin bregdetar si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me fuqi 6.4 ballë Righter.

Nga të gjithë anëtarët e familjes që jetonin në ish-Kënetë, ka mundur të shpëtojë gjallë vetëm Ramë Lala. I mbijetuari i vetëm i familjes është nisur për mjekim të specializuar në Bolonja të Italisë, transmeton Balkanweb.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të plagosurit Ramë Lala. Ramë Lala është i vetmi që u nxorr nga rrënojat e familjes Lala.