I dorëzohet ushtrisë turke një nga terroristët më të kërkuar të PKK-së

Zyra e guvernatorit të krahinës turke Şırnak, bën të ditur se Ertas i’u dorëzua ushtrisë turke në kalimin kufitar Habur në kufirin turko-irakian

 Forcave turke të sigurisë, natën e kaluar u është dorëzuar Ridvan Ertas, një nga terroristët më të kërkuar, për kapjen e të cilit për disa vite me radhë policia turke ofronte një shpërblim në të holla, raporton Anadolu Agency.

Zyra e prefektit të krahinës turke Şırnak, bën të ditur se Ertas i’u dorëzua ushtrisë turke në kalimin kufitar Habur në kufirin turko-irakian.

Bëhet fjalë për një anëtar të organizatës terroriste të PKK, i cili si i tillë ndodhej në listën “gri” të terroristëve më të kërkuar në Turqi, për të cilin Ministria e Brendshme e Turqisë ofroi një shpërblim prej 300.000 lira (55.000 dollarë).

Ertasi i arrestuar, akuzohet për rekrutimin dhe dërgimin me forcë të të rinjve nga Diyarbakıri në kampet terroriste.

Në kumtesë thuhet se forcat turke të sigurisë vazhdojnë operacione anti-terroriste në zonat periferike në të cilat fshihen pjesëtarët e organizatës terroriste të PKK-së.

PKK është një organizatë separatiste që si e tillë ndodhet edhe në listën e Turqisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Gjatë fushatës tredekadëshe të armatosur kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë të paktën 40.000 njerëz.