I dënuar për 4 vepra penale të rënda, 47 vjeçari me disa identitete arrestohet në Kurbin për t’u ekstraduar

Në kuadër të operacionit “JAD”, është arrestuar nga policia shqiptare i kërkuari i drejtësisë italiane, i dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.

Kastriot Marku, 47 vjeç, banues në Kurbin, me disa identiteti të ndryshme, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.