Hukusi Akar: Dëshirojmë marrëdhënie të mira me fqinjët

“Dëshirojmë të jetojmë në kushte të paqes, përparimit dhe sigurisë, si dhe pasjes së marrëdhënieve miqësore dhe harmonike me fqinjët tanë”, tha Akar

Ministri i sapoemëruar turk i Mbrojtjes Hulusi Akar shfaqi shpresën se Turqia do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie të mira me vendet fqinje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshirojmë të jetojmë në kushte të paqes, përparimit dhe sigurisë, si dhe pasjes së marrëdhënieve miqësore dhe harmonike me fqinjët tanë”, tha Akar pas marrjes së detyrës së re.

Ai theksoi se në këtë aspekt është shumë me rëndësi që të mbrohen të drejtat dhe interesat e popullit turk.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në mënyrë ambicioze dhe me vendosmëri për t’u siguruar që asnjë dëm nuk do të shkaktohet mbi të drejtat dhe interesat e kombit tone”, tha Akar.

Ai tha se do të vazhdohet me përpjekjet për të vendosur siguri, unitet, integritet, sovranitet dhe pavarësi të Turqisë përmes mobilizimit të burimit nacional.

Rikujtojmë se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dje emëroi kabinetin me një zëvendës-president dhe 16 ministra me çka Turqia edhe zyrtarisht kaloi nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Akar, i cili paraprakishtë ishte kryeshef i Shtatmadhorisë së Armatës së Turqisë, në kabinetin e ri do të ushtrojë funksionin e ministrit të Mbrojtjes.