Hotelet në Durrës nuk lëshojnë kupon tatimor

Nëse hedhim sytë në qytetin e Durrësit numri i pallateve dhe hoteleve është tepër i lartë, por të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit janë shumë pak.

Sipas të dhënave zyrtare në prefekturën e Durrësit numërohen 77 hotele, gjithsej 3,805 shtretër.

Edhe pse lufta kundër informaliteti kësaj herë është fokusuar në bregdet, duket se abuzuesit më të mëdhenj fshihen në këto ndërtesa.

Turistët thonë se kuponi tatimor lëshohet vetëm nga baret dhe restorantet, por jo nga qiradhënësit e apartamente.

Një grup punonjësish të Drejtorisë së Shërbimit Informues, çdo biznesi i kërkojnë të regjistrohen pranë QKB-së dhe të paguajnë siguracionet e punonjësve. E nëse biznesi nuk ndryshon qëndrim atëherë nga inspektorët e hetimit tatimorë merën masa administrative me gjobë e deri në bllokim të tij.

Gjatë muajit korrik , në Durrës hetimi tatimor ka kontrolluar 345 subjekte, dhe janë konstatuar 112 shkelje. Llupa e inspektorëve tatimor tashmë është edhe në faqet e prenotimeve online të hoteleve si booking.com nga 25 hotele të gjetura në këtë faqe 7 prej tyre kanë rezultuar të paregjistruar. /TCH/