Hidhet shorti i Champions League, Juve dhe Liverpool me fat

Shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve rezervoi përballje të forta në turneun elitar të futbollit europian. Nga vazot e Nionit, u zbuluan çifte shpërthyes që premtojnë shkëndija si ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.

Katalanasit dhe formacioni anglez janë përballur në nivele të larta për sa e sa sa herë, me beteja edhe në finalet e Champions si në 2009 dhe në 2011 në të kaluarën e afërt.

Barça është skuadra e vetme këtë sezon që ende nuk ka humbur një ndeshje në këtë turne, dhe formacioni blaugrana shpreson ta ruajë edhe në duelin me Djajtë e Kuq. Në vazot e shortit ra në sy edhe ciftimi i dy skuadrave angleze, Tottenham dhe Manchester City.

Ky i fundit është ekipi që ka shënuar më shumë në edicionin e Champions këtë vit, plot 26 gola, një armatë ofensive që trajneri Guardiola shpreson se do prevalojë edhe ndaj londinezëve.

Me 4 skuadra angleze ende në lojë nuk mund të mungonte në këtë fazë një derbi ishullor pasi goglat vendosën përballë njëra-tjetrës Tottenham Hotspur dhe Manchester Cityn, në një duel ku skuadra e Guardiolës është favorite por nuk ka asgjë të sigurtë, ashtu si edhe Barcelona që do të sfidojë gjigandët anglezë të Manchester United, një skuadër që gjithsesi katalanët u kanë marrë dorën pasi i kanë mposhtur në 2 finale të Championsit në 2009-ën dhe 2011-ën.

Në Nyon u hodh edhe shorti i fazës gjysmëfinale teksa fituesi i çiftit Ajax-Juventus do të ketë përballë fituesin e duelit Tottenham-Manchester City,  ndërkohë që Liverpooli dhe Barcelona nëse kalojnë raundin çerekfinal do të jenë përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinale.