“Hetimi saudit mbi vrasjen e Khashoggit, i pamjaftueshëm”

Hetimi i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi nga ana e qeverisë së Arabisë Saudite nuk është i mjaftueshëm, tha zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR), Ravina Shamdasani

Hetimi i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi nga ana e qeverisë së Arabisë Saudite nuk është i mjaftueshëm, tha zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR), Ravina Shamdasani, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu siç kemi thënë në fillim, ne ende bëjmë thirrje për hetim ndërkombëtar”, tha Shamdasani, i pyetur nga gazetari i AA-së në lidhje me rezolutën e miratuar nga Senati Amerikan, i cili hedh përgjegjësinë mbi princin saudit Muhammed bin Salman për vrasjen e gazetarit.

“Duke pasur parasysh se vrasja e një gazetari që kritikonte qeverinë u krye në konsullatën e saj në një vend tjetër, hetimi nga Arabia Saudite me një fjalë është i pamjaftueshëm”, tha Shamdasani.

Ajo theksoi se në rast të fillimit të një hetimi ndërkombëtar, adresa e tij do të ishte qendra e OKB-së, New Yorku.

Ndryshe, Senati Amerikan pranoi një rezolutë të përbashkët e cila shpall princin saudit të kurorës përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

Rezoluta theksoi se Muhammed bin Salman ka dhënë urdhrin për vrasjen, ndërsa i bëri thirrje Rijadit zyrtar të kërkojë llogari nga të gjithë personat përgjegjës.