Hetimet ndaj FETO-s, e penduara kërcënohet me jetë nga anëtarët e organizatës

E arrestuara M.I. ka pranuar se është kërcënuar që të mos japë emrat e anëtarëve të FETO-s para organeve të rendit të cilëve u kishte instaluar aplikacionin e koduar ByLock

Gruaja e arrestuar në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO/struktura paralele shtetërore në Izmir të Turqisë, tha se ka marrë kërcënime me jetë nga anëtarët e organizatës në mënyrë që të mos pranojë dhe të mos flasë për zhvillimet në FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

E arrestuara M.I. ka pranuar se është kërcënuar që të mos japë emrat e anëtarëve të FETO-s para organeve të rendit të cilët ia kishin instaluar aplikacionin e koduar ByLock.

Ajo shtoi se vjen nga një familje e varfër dhe se para se të martohej ajo ka kërkuar punë. Më vonë ajo mësoi se institucioni në të cilin punonte ishte i lidhur me FETO-n, dhe më pas në të njejtën ditë ajo u arrestua së bashku me bashkëshortin e saj. Burri i saj u privua nga liria për pesë muaj, ndërsa ajo u lirua me masën e ndalesës, sepse ishte shtatzënë.

Ndërsa punonte në institucion, ajo dhe burri i saj ishin mysafirë të anëtares së FETO-së, emrin i koduar i së cilës ishte Neriman.

Neriman u tha atyre se ajo kishte shpenzuar paketën e internetit në telefonin e saj dhe i kërkoi burrit të saj M.I. për të lejuar qasjen e saj nëpërmjet telefonit të tij. Pas kësaj ajo në telefon instaloi programin ByLock, të cilin e mësuan pasi telefonin e kishin çuar në riparim.

M.I. vendosi që ta paraqesë Nerimanin, e cila e kërcënoi atë, siç pretendon ajo, se e ka kërcënuar të mos e bëjë këtë se përndryshe do të ndodhin gjëra të këqija.

Pas kësaj, kishte ardhur një njeri i cili u prezantua si polic.

“Polici ka thënë diçka si ‘unë ju ndjek juve’. Atëherë heshta nga frika. Nuk kam patur guxim të them asgjë. Madje, këtij polici i thashë se ishim në një udhëtim dhe se telefoni është zhdukur. Kështu kjo histori u mbyll, ndërsa burrit nuk munda t’i them asgjë”, shtoi ajo.

Ajo e pranoi se ka ndryshuar edhe adresën e banimit, ashtu që policët, për të cilët dyshonte se janë anëtarë të FETO-s të mos e gjejnë. Përveç kësaj, ajo thekson se Neriman ka ardhur në shtëpi me automjetin zyrtar të policisë.

Përveç kësaj, punonjësi i policisë i cili e vizitoi më parë, erdh edhe në shtëpinë e re duke i thënë se është lëshuar ​​urdhër arresti për ta dhe paralajmëroi që të mos thotë asgjë kundër organizatës.

“Pasi burri im u arrestua, FETO rriti presionin mbi mua. Një anëtar i organizatës i cili erdh pranë meje më tha se me avokatët po ndjekin rastin. Ai tha se dëshmia ishte e mirë dhe në qoftë se unë do të them diçka të kundërt, do të keqtrajtojnë burrin tim. Ata më thanë se: ‘As ty nuk do të lëmë të qetë, do të hapim gazin dhe do të vdesë vajza dhe nëna juaj'”, tregon M.I.

Ajo theksoi se kërcënimet i ka marrë në fillim të vitit 2018.