Hetim në gjendje të lirë për Elmas Harunin

Në gjendje të lirë do të hetohet Elmas Haruni, pas këtij reagimi ndaj forcave të rendit.

Në gjendje të lirë do të hetohet Elmas Haruni, pas këtij reagimi ndaj forcave të rendit. Kryetari i Partisë Demokratike të Gramshit u ndaluar për një kontroll në hyrje të qytetit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit, Haruni ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.

Ai godet xhamin e makinës dhe dëgjohet teksa lëshon fjalë banale ndaj punonjësve të policisë. Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur dhe u arrestua në flagrancë.

Në një tjetër video të xhiruar nga qytetarët dhe shpërndarë nga selia blu duket kreu i demokratëve të Gramshit, që është i izoluar në makinë nga policia.

Haruni më pas shoqërohet nga efektivët e policisë në rajon. Tashmë ai do të hetohet në gjendje të lirë për kundërshtim dhe ofendim të punonjësve të policisë.

Burimi: Tv Klan