Hebrenjtë fanatikë sërish bastisën Xhaminë Al-Aksa

Nën mbrojtjen e policisë izraelite 181 hebrenjë fanatikë hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, e vendosur në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor

Nën mbrojtjen e policisë izraelite 181 hebrenjë fanatikë hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, e vendosur në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë kanë vazhduar bastisjet e hebrenjve fanatikë në Xhaminë Al-Aksa nën kujdesin e policisë izraelite në muajin e Ramazanit.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit deklaroi se 181 hebrenjë fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite.

Në deklaratë thuhet se grupi hebre, 65 prej të cilëve ishin policë të fshehtë, u larguan nga Xhamia e shenjtë pasi shëtitën në oborret e saj.

Bastisje të tilla nga hebrenjtë fanatikë në Xhaminë e Shenjtë bëjnë që tensionet në rajon të rriten.

Është shkelur Sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Xhamia Al-Aksa, e vendosur në Kudsin Lindor të okupuar, është kibleja e parë e muslimanëve.

Hebrenjtë kryejnë gërmime nën Xhaminë Al-Aksa, e cila përfshin Mesxhidin e Kibles dhe Xhaminë e Kupolës së Verdhë si dhe muzeun, medresetë dhe oborrin e madh, nën mbetjet e pretenduara të të ashtuquajturit tempullit të Sulejmanit dhe argumentojnë se edhe ata kanë të drejtë të kryejnë adhurimet në Xhaminë Al-Aksa.

Xhamia Al-Aksa është nën patronazhin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit nën Ministrinë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Çështjeve të Shenjta, sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994.

Por, që nga viti 2003, hebrenjtë kanë hyrë në Xhaminë e shenjtë me policinë, me vendim të njëanshëm të Izraelit, pa lejen e Administratës. Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila i përshkruan këto aktivitete si bastisje, thekson se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.