“Heathrow” merr zgjerim, do të bëhet më i madhi në botë

Një shekull pas fillesave modeste si një aerodrom i thjeshtë në një fshat në perëndim të Londrës, “Heathrow” mund të transformohet në aeroportin më të madh të botës pas një vendimi kontrovers të ligjvënësve britanikë, të cilët kanë aprovuar ndërtimin e një piste të tretë të tij.

Debate mbi zgjerimin ose jo të kapacitetit të trafikut ajror në vend ka zgjatur me dekada të tëra.

Propozimi aktual bën që “Heathrow” të kapërcejë nga gati 80 milionë, në 110 milionë pasagjerë në vit deri në 2030-n. Në nivel statistikash, kjo do të thotë se ai do të bëhet aeroporti më i madh i globit për sa i takon trafikut.

Përveçse do t’i ndryshojë statusin dhe do t’ua lehtësojë vizitorëve udhëtimin në Britaninë e Madhe, shpresat janë që “Heathrow” të arrijë të balancojë edhe efektet negative ekonomike që mund të ketë shkëputja e vendit nga Bashkimi Europian, përcjell Top Channel.

Ndaj ekspansionit të tij, megjithatë ka pasur rezistencë të madhe, e ajo pritet të vazhdojë edhe pas votimit në Parlament. Grupet e presionit kanë këmbëngulur me kohë që rritja e përmasave të aeroportit në një zonë të tejpopulluar mund të ketë impakte negative mbi personat që jetojnë atje, e mund ta dëmtojë mjedisin në mënyrë të pakthyeshme. Me qindra banesa do të shkatërrohen për të lehtësuar këtë zgjerim.