Hapen kufijtë me Greqinë, ja çfarë duhet të keni me vete

Për sa i përket pikës kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik, do të funksionojë po njësojë, nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Duke nisur nga sot, udhëtarët shqiptarë do të mund të vizitojnë vendin fqinj, Greqinë, në çdo kohë pasi pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të punojnë përgjatë 24 orët e ditës.

Lajmin e mirë e ka bërë me dije Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e cila specifikon se ky rregull i ri hynë në fuqi prej ditës së sotme dhe në vazhdim.

Për sa i përket pikës kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik, do të funksionojë po njësojë, nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1️⃣ korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7️⃣ korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Vazhdon të kërkohet:

✅PLF

✅PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).