Hamilton i pakapshëm në Singapor, do niset nga pole-position

Hamilton i pakapshëm në Singapor, do niset nga pole-position

Lewis Hamilton dominon provat zyrtare dhe regjistron pole-position në Çmimin e Madh të Singaporit. Britaniku i Mercedesit bëri një xhiro të shpejtë të jashtëzakonshme në sesionin e tretë 1 minutë 36 sekonda e 15 të mijtat duke mos patur asnjë rival për vendin e parë në provat zyrtare. I dyti u pozicionua Max Verstappen me Red Bull ndërsa Vettel do të ndajë radhën e dytë të nisjes me Bottas. Gjermani i Ferrarit regjistroi kohën e tretë më të mirë i ndjekur nga finlandezi i Mercedes i cili pasohet nga bashkëkombasi i tij Kimi Raikkonen. Vetëm i 6-ti Daniel Ricciardo.