Hami Aksoy: Deklaratat e zyrtarëve të BE-së për rezultatet e zgjedhjeve janë për keqardhje

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy bëri të ditur se deklaratat arbitrare dhe të nxitura të zyrtarëve të Bashkimit Evropian në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve vendore të 31 marsit janë për keqardhje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy bëri të ditur se deklaratat arbitrare dhe të nxitura të zyrtarëve të Bashkimit Evropian në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve vendore të 31 marsit janë për keqardhje.

Hami Aksoy u përgjigj në një pyetje të dërguar me shkrim në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me deklaratat e ndihmëskryetarit të Komisionit Evropian, Frans Timmermans për rezultatet e zgjedhjeve.

Zëdhënësi Aksoy tha se deklaratat e Timmermansit u pritën me zhgënjim dhe habi, ndërsa bëri të ditur se populli turk në zgjedhje vendore doli në një nivel të paparë dhe konfirmoi angazhimin e tij ndaj demokracisë, raporton TRT.

“Mesazhi që dha populli ynë në kutitë e votimit pasqyron besimin dhe përkrahjen e vazhdimësisë së atmosferës së stabilitetit dhe sigurisë në Turqi”, bëri të ditur Aksoy.

Duke vënë në dukje se deklaratat e disa zyrtarëve të BE-së për njohjen e rezultateve të zgjedhjeve edhe pse nuk janë publikuar rezultatet zyrtare kanë hyrë në regjistra si një gabim i pafat, Aksoy tha: “Deklaratat në fjalë paraqesin një shembull tjetër të standardeve të dyfishta të BE-së, të cilat janë marrë në pyetje kohët e fundit në drejtim të angazhimit ndaj vlerave demokratike dhe ligjore. Deklaratat arbitrare dhe të nxitura të zyrtarëve të Bashkimit Evropian në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve vendore të 31 marsit pa respektuar procesin ligjor janë për keqardhje. Ne ftojmë autoritetet e BE që të mos i dëmtojnë vlerat demokratike dhe ligjore të përfaqësuara nga Bashkimi Evropian për entuziazmin dhe preferencat e tyre politike”.