Hakerët arrijnë të thyejnë një kontraktor të inteligjencës Ruse, vjedhin 7.5TB të dhëna

Qeveria Ruse është përfshirë në një numër hakimesh të profilit të lartë po së fundi është shndërruar në një objektiv dhe të dhënat e vjedhura për agjencisë Ruse të inteligjencës zbulojnë më shumë rreth planeve të saj.

Një grup hakerash me emrin e koduar 0v1ru$ infiltruan serverët e SyTech, një kontraktor i inteligjencës FSB më 13 Korrik. Ata kompromentuar serverin Active Directory të firmës dhe vodhën 7.5TB të dhëna.

Sulmuesit zbuluan një numër projektesh që SyTech ka qenë duke punuar për llogari të FSB që prej 2009.

Projektet më në zë ishin Nautilus-S i cili ka për qëllim që ti heqë anonimitetin trafikut Tor dhe krijimin e një dazabaze me përdoruesit dhe pajiset Tor.

Puna në këtë projekt nisi në 2012-ën dhe është vënë në funksion në 2014 kur hulumtuesit Suedezë gjetën disa nyje në Tor-in Rus që përpiqeshin të deshifronin të dhënat.

Nuk dihet sesa sukses ka pasur FSB por objektivi i agjencisë ka qenë identifikimi dhe heshtja e disidentëve politikë. Projektet e tjera nuk ishin aq ambicioze. Një prej tyre quajtur Hope kishte për qëllimi krijimin e një harte të seksioneve të internetit Rus dhe lidhjet me vendet e tjera.

Ky nuk është hakimi i parë i një kontraktori të FSB. Një tjetër kontraktor, Quantum, u hakua në 2018. /PCWorld Albanian