Gripi stinor, Ministria e Shëndetësisë siguron vaksinat falas për kategoritë në risk

Për të përballuar komplikacionet nga gripi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton këtë vit vaksinimin falas të personelit shëndetësor në të gjithë vendin, si dhe të të moshuarve, të grave shtatzëna dhe pjesës më të riskuar për komplikacione nga gripi.

Për të përballuar komplikacionet nga gripi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton këtë vit vaksinimin falas të personelit shëndetësor në të gjithë vendin, si dhe të të moshuarve, të grave shtatzëna dhe pjesës më të riskuar për komplikacione nga gripi.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar një sasi prej 100,000 dozash vaksine të parakualifikuar nga OBSH për vaksinimin ndaj gripit, të cilat po shpërndahen në të gjithë vendin.

Vaksina është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga gripi ndaj rekomandohet të kryhet nga personat me risk të lartë, për të parandaluar kompikacionet e rënda.

Informacion per vaksinimin:

Cila kategori duhet të vaksinohen

Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit, ajo mund të aplikohet nga çdo individ mbi 6 muaj.

Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku:

– Punonjësit shëndetësorë,

– Gratë shtatzëna,

– Të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç,

-Personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer),

– Personat obezë.

Gjithashtu vaksina ofrohet për kategori të caktuara siç janë forcat ushtarake që shkojnë me misione.

Kush e kryen vaksinimin

Ashtu si dhe në vitet e mëparshme vaksina ofrohet për grupet e riskut , pranë qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Vaksinimi kryhet nga infermier/vaksinator pranë këtyre qendrave. Gjithashtu, vaksinimi për personelin shëndetësor përfshin personelin në qendrat shëndetësore dhe në spitale.

Pse është i rëndësishëm vaksinimi:

Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura.

Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë komplikacioni të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare.

Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij.

Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon.

Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës së sezonit dimëror. /ATSH