Pas ndeshjes së vlefshme për javën e dytë të kampionatit spanjoll, ku Atletico i Madridit fitoi 1-0 kundër Rayo Vallecanos, shumë njerëz janë përqendruar tek paraqitja e dobët e skuadrës madrilene. Gjithsesi, për t’ju përgjigjur këtyre kritikave ka menduar ylli i “Colchoneros”, Antoine Griezmann, në një intervistë pas ndeshjes,raporton Top Channel.
Kampioni i Botës me kombëtaren franceze foli gjithashtu dhe për çmimin e Topit të Artë, për të cilin është një nga kandidatët e mundshëm që ta fitojë.
“Topi i Artë vendoset nga njerëz të tjerë. Jam i lumtur që jam një kandidat për fitimin e këtij trofeu, por më duhet të falënderoj dhe shokët e skuadrës në klub e tek Franca, pasi pa ta nuk do të kisha luajtur kurrë kaq mirë”, deklaroi ylli francez.
Kjo ishte fitorja e parë për bardhekuqtë në këtë sezon, pas barazimit 1-1 kundër Valencias në javën e parë të kampionatit. Golin e kësaj ndeshje e shënoi pikërisht Griezmann pas një assisti të Stefan Saviç.