Greqia heq kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaporta biometrike

TIA njofton se vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson.

Tirana International Airport bën me dije se udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.

Sipas njoftimit për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1) Test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose certifikata e vaksinimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë).

TIA njofton se vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.

Sipas informacionit të publikuar për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit  (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi”, shkruhet në njoftim.

Sipas njoftimit ky dokument duhet të jetë në gjuhët:  i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht dhe gjithashtu është i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

  • Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.
  • Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.
  • Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test. /scan