Greqi, vrasësi që punon si kultivues droge

Një shqiptar, i cili ishte arratisur nga burgu në Greqi, është arrestuar rastësisht nga policia greke gjatë një aksioni anti-drogë. Në Viotia, autoritetet kishin evidentuar një parcelë të kultivuar me kanabis sativa.

Plot 1 mijë fidanë kanabisi shkatërroi policia greke dhe arrestoi 3 persona. Të gjithë janë me origjinë shqiptare, raportojnë mediat greke, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ishte në fakt person në kërkim. Disa kohë më parë, ai ishte arratisur nga burgu, ku vuante dënimin për vrasje. Sipas shtypit grek, shqiptari kishte marrë leje 5-ditore dhe nuk ishte rikthyer në qeli, raporton klan.

Ai qëndronte në arrati dhe mesa duket ishte përfshirë në biznesin e kultivimit të bimëve narkotike. Shqiptari do të dërgohet në qeli për të vuajtur dënimin e mbetur për vrasje, por tashmë mbi të rëndon edhe akuza e kultivimit të drogës dhe ajo e arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit.