Greqi, qeveria vë në zbatim planin e menaxhimit të humbjeve njerëzore

Numri i të vdekurve nga zjarri në Atikë është 74, ndërkohë që vazhdon kërkimi për viktima të tjera në Mati, në bregun lindor të Atikës.

Numri i të vdekurve nga zjarri në Atikë është 74, ndërkohë që vazhdon kërkimi për viktima të tjera në Mati, në bregun lindor të Atikës.

Sipas njoftimit më të fundit nga zëdhënësja e brigadave zjarrfikëse, Stavroula Mallidi, numri i të vdekurve ka arritur në 74 dhe numri i të plagosurve në 187, përfshirë 23 fëmijë.

Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.

Qeveria ka vënë në zbatim planin e menaxhimit të humbjeve njerëzore dhe të gjithë viktimat janë transferuar në morg, në Gudi, për t’u identifikuar.

Të gjithë të vdekurit deri tani janë gjetur në zonën mes Rafinës dhe Nea Makri, veçanërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki, ku ata ishin zënë në kurth nga flakët nëpër shtëpi dhe makina ose ishin mbytur në përpjekje për t’iu afruar detit.