Grabitja në Rinas, dërgohen për gjykim 8 të pandehur

Mes tyre Talo Çela e vëllezërit Çala...

Prokuroria dërgon për gjykim dosjen për megagrabitjen në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar.

Organi i akuzës ka vendosur të marrë si të pandehur 8 të dyshuar mes tyre vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Në dosje për gjykim do të shkojnë edhe Talo Çela, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimit Cela, Elton Pikli si edhe Alkond Bengasi.

Ndërkohë mësohet se është pushuar çështja për Ragip Hajdinin, i njohur si ‘daja’, pasi ndërroi jetë pak kohë më parë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.