Grabitet dyqani në Fier

Dy bënin roje, njëri mori lekët në sirtar...

Një dyqan lulesh është grabitur në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në lagjen Kastriot pranë gjimnazit Janaq Kilica.

Tre persona kanë hyrë në dyqan, ku dy bënin rojë dhe njëri u fut brenda.

150 mijë lekë të vjetra të xhiros ditore janë grabitur me forcë nga një sirtar. Tre personat janë larguar me shpejtësi. Policia në ndjekje te tyre.