Golin më të mirë të sezonit e ka shënuar Ronaldo

Në anketën e bërë në ueb faqen e UEFA-s për golin më të mirë të 2017-2018, u zgjodh goli i Ronaldos të cilin e shënoi vitin e kaluar kur ishte pjesë e Real Madridit

Goli roveshat të cilin ylli portugez Cristiano Ronaldo e shënoi me fanellën e Real Madridit kundër Juventus-it, nga ana e UEFA u zgjodh më i miri i sezonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në anketën e bërë në ueb faqen e UEFA-s për golin më të mirë të 2017-2018, u zgjodh goli i Ronaldos të cilin e shënoi vitin e kaluar kur ishte pjesë e Real Madridit kundër Juventus, ndeshje të cilën e fituan 3-0. Goli i Ronaldos fitoi 197 mijë 496 vota.

Dimitri Payet i Olympique Marseille në ndeshjen e UEFA Europa League kundër Leipzig të cilin e fituan me rezultat 5-2, me35 mijë e 558 vota u bë i dyti, ndërsa goli Eva Navarro futbolliste e Spanjës në ndeshjen e Kampionatit Evropian të moshën nën 17 në futboll kundër Gjermanisë të cilën e fituan 2-0, me 23 mijë e 315 vota u bë i treti.