Goditje me kosto zero, Rabiot drejt kalimit te Milani

Ende pa u mbyllur zyrtarisht merkatoja e kësaj vere, në shumë prej ligave të futbollit europian, shumë skuadra mendojnë për vitin e ardhshëm.

Ende pa u mbyllur zyrtarisht merkatoja e kësaj vere, në shumë prej ligave të futbollit europian, shumë skuadra mendojnë për vitin e ardhshëm.

Adrien Rabiot është një objektiv i shpallur i Milanit dhe nëse këtë gusht nuk arriti dot të shkëputej nga Paris Saint Germain, mund ta bëjë, sipas mediave italiane, në 2019.

Drejtori i Përgjithëm i Milanit, Leonardo ka intensifikuar kontaktet me agjentët e futbollistit francez për ta sjellë në stadiumin San Siro me kosto zero. Lojtari i talentuar, i lindur në vitin 1995, ka një raport të mirë me brazilianin që kur ky i fundit ishte në rangjet drejtuese të PSG./raporton Top Channel

Por Adrien Rabiot do të duhet që të refuzojë rinovimin e ofruar nga kampionët e Francës, edhe pse kontrata e re është e përmirësuar dukshëm në aspektin financiar. Presidenti Al Khelaifi është optimist se nuk do ta humbasë falas, edhe pse është i dorëzuar për largimin e tij.

Milani ka një pozicion të avantazhuar për shkak të Leonardos dhe pëlqimit të Rabiot, por do të duhet të mundë konkurrencën e Juves dhe Barcelonës që ofrojnë më shumë prestigj, duke nisur nga një vend i sigurt në Ligën e Kampioneve.