Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan kurbane në Shqipëri

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë pjesë të kurbanit për mijëra familje në nevojë në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bashkëpunim me Shoqatën Istanbul në Qarkun e Shkodrës janë shpërndarë pako të kurbanit për 1000 familje në nevojë në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit.

Kryetari i Shoqatës Istanbul, Ridvan Seferaj, për AA tha se shpërndarja e mishit të kurbanit përveç Shkodrës do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si në Tiranë, Kavajë, Berat, Gramsh, Pukë, Lushnje dhe Koplik.

Ai tha se këtë vit kanë patur bashkëpunim për shpërndarjen e kurbaneve edhe me Gjysmëhënën e Kuqe Turke.

“Edhe këtë vit jemi këtu (në Shkodër) për të realizuar këtë projekt që është shumë i rëndësishëm”, tha Seferaj.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë rreth 7500 pako të kurbanit për familjet në nevojë në disa qytete të Shqipërisë.

Në shenjë solidariteti me familjet në nevojë në Shqipëri organizatat dhe institucionet e ndryshme nga Turqia në bashkëpunim me organizatat shqiptare çdo vit organizojnë shpërndarjen e pakove të kurbanit, duke forcuar edhe lidhjet mes dy popujve.