Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Jemen për të ndihmuar popullin e ndikuar nga përleshjet e përgjakshme

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, në kuadër të fushatës 1-mujore, filloi të shpërndajë kutitë me ushqime të siguruara për viktimat e luftës në qytetin Aden në jug të Jemenit.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, në kuadër të fushatës 1-mujore, filloi të shpërndajë kutitë me ushqime të siguruara për viktimat e luftës në qytetin Aden në jug të Jemenit.

Në shpërndarjen e bërë në Kampin El-Mehram, që gjendet në nënprefekturën Esh-Shebap në perëndim të Adenit ishin të pranishëm edhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe autoritetet e Komitetit të Lartë të Ndihmës së Jemenit.

Muhammed Sincar, i autorizuari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Adenin tha se në koordinim me komitetin e sipërpërmendur kanë filluar të shpërndajnë kutitë me ndihma ushqimore për civilët e strehuar në Aden, të cilët janë arratisur nga përleshjet në Taiz dhe Hudeyde.

Ndihmat, që do të vazhdojnë për një muaj, do të përfshijnë edhe familjet në Aden – u shpreh Sincar – duke shtuar se deri tani kanë shpërndarë 150 kuti me ndihma ushqimore në kampin El-Mehran.

Ai u shpreh se qeveria turke, me këto ndihma, përpiqet të zgjasë dorën e ndihmës për të ndikuarit nga lufta në Jemen dhe për të lehtësuar sadopak dhimbjet e tyre.

Edhe Koordinatori i Përgjithshëm i Komitetit të Lartë të Ndihmës së Jemenit, Dr. Cemal Belfegıh foli me lëvdata për përpjekjet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke, që përfaqëson qeverinë turke dhe ndihmat e bëra për popullin e Jemenit.