Gjysmëhëna e Kuqe Turke këngë për dëshmorin e 15 Korrikut

Në videoklipin e këngës tekstin dhe muzikën e së cilës e ka kompozuar kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kınık, është shoqëruar nga këngëtari i njohur i ilahive të rangut botërorë, shkupjani, Mesut Kurtish

Është përgatitur videoklip për këngën të cilën e ka shkruar kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Dr. Kerem Kınık, kushtuar dëshmorit të 15 Korrikut, Serhat Önder, i cili njëkohësisht ka qenë edhe kreu i degës Küçükesat të Gjysmëhënës së Kuqe në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në videoklipin e këngës tekstin dhe muzikën e së cilës e ka kompozuar kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kınık, është shoqëruar nga këngëtari i njohur i ilahive të rangut botëror, shkupjani, Mesut Kurtish.

Në njoftimin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke thuhet se në videoklipin e këngës “Serhat’ım” Kınık dhe Kurtish kanë performuar së bashku.

Më tutje në njoftim, Kınık ka theksuar se në tentativën për grusht shteti të 15 Korrikut ashtu siç ka rezistuar populli turk ka rezistuar edhe i ndjeri Serhat Önder.

Kreu i Degës Küçükesat të Gjysmëhënës së Kuqe në Ankara, gjatë tentativës për grusht shteti të 15 Korrikut, bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët kishte shkuar pranë Shtabit të Përgjithshëm. Ai kishte rënë dëshmor në orët e para të tentativës pasi që ishte hapur zjarr drejt grupit që ishte edhe ai.

Për Önder-in 41 vjeçar më parë ishte përgatitur edhe një film dokumentar “Korkma Oğlum” (Mos ki frikë djali im).