Gjysmëhëna e Kuqe Turke feston 151-vjetorin e themelimit

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Turke u themelua më 11 qershor të vitit 1868 si Shoqata për Ofrimin e Ndihmës për Ushtarët e Plagosur dhe të Sëmurë Osmanë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) sot festoi 151-vjetorin e themelimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kızılay është organizata më e madhe humanitare në Turqi, me një rrjet ndërkombëtar përmes së cilit u ofron ndihmë kombeve të tjera në nevojë.

Ajo u themelua më 11 qershor të vitit 1868 si Shoqata për Ofrimin e Ndihmës për Ushtarët e Plagosur dhe të Sëmurë Osmanë.

Gjatë viteve është quajtur Shoqata Gjysmëhëna e Kuqe Osmane (1877), Komuniteti i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë (1923), Komuniteti i Gjysmëhënës së Kuqe Turke (1935) dhe përfundimisht, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Turke (1947).

Emrin Kızılay (Gjysmëhëna e Kuqe) institucioni e mori nga Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të Republikës së Turqisë.

Logoja e grupit, gjysmëhënë e kuqe në të majtë përkundër prapavijës së bardhë, është pranuar si “simboli mbrojtës dhe përcaktues për shërbime mjekësore për trupat e armatosura në kohë lufte, si dhe për individët dhe institucionet”, thuhet në faqen zyrtare të internetit të Kızılay-it.

Simboli i saj nuk mund të përdoret nga individë apo institucione të tjera pasi simbolizon imunitetin dhe neutralitetin gjatë kohës së luftës.

Gjsymëhëna e Kuqe është gjithashtu aktive në ofrimin e ndihmës gjatë menaxhimit me katastrofat, donim të gjakut, ndihmës së parë, ndihmës ndërkombëtare, si dhe në shërbimet e emigracionit dhe refugjatëve.

“Mundësimi i ushqimit për nevojtarët dhe njerëzit e pambrojtur gjatë katastrofave dhe periudhave normale si një organizatë proaktive, zhvillimi i bashkëpunimit në shoqëri, mundësimi i furnizimeve të sigurta me gjak dhe zvogëlimi i pafuqisë”, është misioni i Kızılay-it, thuhet po ashtu në faqen zyrtare të internetit.

Kızılay mundëson ndihma të pakushtëzuara dhe shërbime sociale jofitimprurëse të bazuara në vullnetarizëm dhe është trup korporativ i udhëhequr sipas dispozitave të veçanta ligjore.

Sipas përshkrimit në faqen e internetit, kjo organizatë synon të jetë “një model sa u përket shërbimeve dhe ndihmave humanitare në Turqi dhe në botë…me njerëzit gjatë kohërave më të vështira”.