Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi ndihma në ushqim komunitetit ezidi në Irak

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi pako me ushqime për 3 mijë familje ezidi të strehuar në kampin e refugjatëve Hanki në qytetin Duhok të Irakut.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi pako me ushqime për 3 mijë familje ezidi të strehuar në kampin e refugjatëve Hanki në qytetin Duhok të Irakut.

Kryekonsulli turk në Erbil, Hakan Karaçay bëri të ditur se ngjarjet e terrorit dhe dhunës të jetuara në Irak lanë prapa dhimbje të mëdha.

Karaçay rikujtoi se mbi 100 mijë ezidi nga nënprefektura Sinxhar e Mosulit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së organizatës terroriste DAESH, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kampi i refugjatëve Hanki, është një kamp ku janë të strehuar eziditë e larguar nga shtëpitë e tyre në Sinxhar. Eziditë e arratisur nga organizata terroriste DAESH fatkeqësisht tani nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të pranisë së organizatës terroriste PKK”.

Duke vënë në dukje se Turqia i zgjatë dorën e ndihmës të gjithë personave në nevojë në çdo vend të botës, Karaçay tha se si pasqyrim i kësaj sot 3 mijë familjeve të komunitetit ezidi do ti shpërndahen pako me ushqime, raporton TRT Shqip

Në anën tjetër kryesuesi i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Irak, Murat Bilgili deklaroi se 3 mijë familjeve ezidi të arratisur nga Sinxhari e që jetojnë në kampin e refugjatëve u janë dërguar ndihma në pako të ushqimit.