Gjykata izraelite ia vazhdon paraburgimin gazetares palestineze

Gazetarja e njohur Lami Khater ngarkohet me pretendimet për gjoja anëtarësim në organizta të ndaluara dhe në paraburgim do të mbetet të paktën dhe 8 ditë tjera

Gjykata ushtarake izraelite sot ia vazhdoi paraburgimin gazetares së njohur palestineze Lami Khater, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata joqeveritare e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë ka njoftuar se paraburgimi për gazetaren e njohur vazhdohet edhe për 8 ditë për përmbushjen e procedurave juridike.

Avokati mbrojtës deklaroi se Izraeli e ngarkon gazetaren Khater me pretendimet për gjoja anëtarësim në organizatat e ndaluara.

Aktivistja dhe nëna e 5 fëmijëve Khater ka bashkëpunuar me shumicën e gazetave palestineze dhe të Lindjes së Mesme.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite ndodhen mbi 6.400 palestinezë, përfshirë qindra të mitur dhe gra.