Gjithçka që duhet të dini për takimin Trump-Kim

E gjithë bota ka kthyer sytë kah Singapori, ku nesër pritet të zhvillohet samiti historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, të cilët do të flasin për denuklearizimin e gadishullit Korean duke tentuar të vënë paqe.

Më poshtë ju sjellim disa gjëra që duhet t’i dini për samitin e “shekullit”, që është bërë kryetemë e mediave botërore.

Temat kryesore

Mediat verikoreane kanë raportuar se Kim Jong-un dhe Donald Trump do të bisedojnë për “një mekanizëm afatgjatë të paqes”, dhe për deknulearizimin e gadishullin korean. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë edhe për çështje tjera që janë në interes të dy palëve.

Sigurimi

Edhe pse dy liderët do të marrin me vete ekipet e truprojave, njësi elitare të policisë të Singaporit përfshirë kontingjentin Gurkha, do të përkujdesen për sigurinë nëpër rrugë e hotel ku do të zhvillohet takimi.

Gukrhat nuk shihen shpesh në Singapor, por gjatë javës së kaluar lëvizjet e tyre janë shtuar kur u panë duke u përkujdesur për sigurinë në hotelin “Shangri La”, ku është mbajtur konferenca për siguri në të cilën kanë marrë pjesë kryeministri indian Narendra Modi, Sekretari amerikan i Shtetit, James Mattis dhe ministrat e tjerë regjional.

Vendi i takimit

Ishulli Sentos, vendi i takimit historik të presidentit amerikan dhe liderit koreanoverior, sot është destinacionin i preferuar i turistëve në Azi, që është e njohur për fushat e bukura të golfit dhe plazhet me rërë.

Megjithatë, ky ishull në Singapor ka edhe anën e saj të errët të cilën pak kush e di. Lokacioni i samiti të paraparë të mbahet më 12 qershor në ora 9 sipas kohë lokale, është përzgjedhur për arsye logjike.

Ishulli gjendet vetëm 500 metra në jug të bregut të Singaporit, shtetit-ishull, ku masat e sigurisë janë aq të rrepta sa që asgjë nuk do të mund të lëviz pa dijeninë e ekipeve të sigurisë.

Epilogu i mundshëm i takimit

Kur kishte paralajmëruar se megjithatë do të marrë pjesë në samit, Trump që më parë e kishte anuluar, ka deklaruar se “nuk do të nënshkruar asgjë”.

Ai gjithashtu ka refuzuar të komentoj nëse do t’i heq sanksionet, por ka shtuar se “mezi e pret momentin kur Koreja e Veriut t’i përmbush kushtet për t’ia hequr sanksionet”.

Raportohet se Kim dhe Trump do të mund të nënshkruanin marrëveshjen zyrtare që i jepet fund luftës. Megjithatë, mund të jetë një proces i komplikuar, për faktin se atë marrëveshje do të duhej ta nënshkruante edhe Kina që është nënshkruese e pajtimit.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut po shkojnë mirë. Ai informoi gazetarët në Singapor, në prag të takimit historik mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime për t’i dhënë Koresë së Veriut “siguri të mjaftueshme” pas çnuklearizimit:

“Nuk ka ndryshim në politikë, ne jemi gati të ndërmarrim veprime që do t’u japin atyre siguri të mjaftueshme se çnuklearizimi nuk është diçka që do të përfundonte keq për ta. Përkundrazi, ai do të çonte në një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për popullin e Koresë së Veriut.”

Zoti Pompeo tha se sanksionet amerikane ndaj Veriut do të mbeten në fuqi derisa vendi të jetë çnuklearizuar. Por nëse diplomacia nuk lëviz në drejtimin e duhur, – tha ai – sanksionet “do të rriten”:

“Çnuclearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i Gadishullit Korean është i vetmi rezultat që Shtetet e Bashkuara do të pranojnë. Sanksionet do të mbeten derisa Koreja e Veriut eliminon armët e saj të të shkatërrimit në masë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme.”

Ai tha se në këtë rast verifikimi i rezultateve është me rëndësi kyçe:

“Shtetet e Bashkuara janë mashtruar më parë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shumë presidentë kanë nënshkruar më parë në letër por më vonë kanë konstatuar se koreanoveriorët ose nuk kishin premtuar atë që ne kishim menduar, se kishin hequr dorë nga premtimet. Ne do të krijojmë një sistem mjaft të fuqishëm, për të garantuar se jemi në gjendje t’i verifikojmë këto rezultate”.

Zoti Pompeo hodhi poshtë një njoftim të gazetës “New York Times”, ku sipas tij lihej të kuptohej se ekipi amerikan nuk ka ekspertizën e duhur teknike për çmontimin e programit koreanoverior të armëve.

“Për më shumë se tre muaj, një grup pune ndërinstitucional prej mbi 100 ekspertësh është mbledhur disa herë në javë për të trajtuar çështjet teknike dhe logjistike që lidhen me çmontimin e programit të armëve të Koresë së Veriut”, tha ai.

Sekretari i Shtetit nuk dëshiroi të thoshte nëse Presidenti Trump do të shqyrtonte tërheqjen e trupave amerikane nga gadishulli Korean.