Gjermania kontroll sigurisë së patentave të Shqipërisë

Pas marrëveshjes verbale mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel për të nisur punën për njohjen e pantentave shqiptare në Gjermani, në Tiranë mbëritën menjëherë ekspertët gjermanë që kontrolluan të gjithë procesin e dhënies së patentave, provimet dhe gjithë sistemin e kontrollit.

Pas marrëveshjes verbale mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel për të nisur punën për njohjen e pantentave shqiptare në Gjermani, në Tiranë mbëritën menjëherë ekspertët gjermanë që kontrolluan të gjithë procesin e dhënies së patentave, provimet dhe gjithë sistemin e kontrollit,raporton Top Channel.

Drejtoria e pergjithshme e transportit rrugor, ishte pjesë e këtij kontrolli nga ana e Gdo Zuiielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Znj. Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit. Vendosja e një sistemi kontrolli elektronik, rritja e cilësisë së printimeve por edhe mënyra e kontrollit të provimit për marrjen e patentës u vlerësuan nga ana e palës gjermane. Ndërkohë që këtë marrëveshje duhet që të nisin ta miratojnë parlamentet e të gjitha landeve gjermane, dhe kjo është një periudhë e gjatë kohe por që ka nisur tashmë të marrë rrugën e zgjidhjes. Pas përfundimit, shtetasit nga Shqipëria mund të lëvizin në Gjermani me lejen e drejtimit që marrin në Shqipëri.,