Gjermania kërkon të jetë ‘lider’ në përdorimin e makinave elektrike – Ja nisma më e fundit nga qeveria

Gjermania e ka seriozisht iniciativën e saj për tu shndërruar në shtetin e parë në botë me përdorimin më të gjerë të makinave elektrike ndër banorë.

Së fundmi qeveria e Angela Merkel ka ndërmarrë një sërë masash për favorizimin e mjeteve që punojnë vetëm nëpërmjet karikimit.

Nisma më e fundit përfshin rritjen e shumës së granteve që do të jepen për njerëzit që duan të blejnë një makinë elektrike në pesë vitet e ardhshme, duke filluar nga 2020.

Sipas një dokumenti të zbuluar nga një takim midis zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe drejtuesve të kompanive të mëdha automobile, tregohet se shuma e granteve pritet të rritet nga 3 mijë në 4 mijë e 500 euro. Ndërkohë për mjetet e vlerësuara me 40 mijë euro, grantet do të rriten në 5 mijë euro.

Qeveria kërkon të ketë 10 milion makina elektrike në rrugë deri në vitin 2030, pjesë e strategjisë për të kuruar imazhin e qeverisë e akuzuar si me më pak iniciativa në këtë fushë në krahasim me SHBA-të dhe Kinën.

Kancelarja Merkel në një fjalim të mbajtur në panairin e kompanisë “Volkswagen” në Zwickau u shpreh se qeveria do të investojë deri në 3.5 bilion euro për të ndërtuar 1 milionë stacione karikimi për makinat elektrike. Ajo bëri thirrje urgjente ndaj prodhuesve të makinave dhe kompanive të ndërtimit, për të ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës së përshtatshme. /SCAN