Gjermani, zgjatet afati i masave kundër Covid-19

Kancelarja shtoi se është ende herët për të hequr masat dhe se ekonomia e vendit më të madh në Europë ende nuk ka arritur pritshmëritë e parashikuara.

Shifrat ende nuk janë optimiste dhe për këtë arsye edhe Gjermania ka vendosur të zgjasë masat shtrënguese për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Në një konferencë me drejtuesit e rajoneve, kancelarja Angela Merkel bëri me dije se masa e distancimit social do të jetë në fuqi deri në 19 prill dhe pas Pashkëve do të rishikohet vendimi në bazë të situatës, transmeton A2News.

Kancelarja shtoi se është ende herët për të hequr masat dhe se ekonomia e vendit më të madh në Evropë ende nuk ka arritur pritshmëritë e parashikuara.