Në Gjeorgji sot mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat votuesit përherë të fundit drejtpërdrejt zgjedhin shefin e shtetit duke marrë parasysh ndryshimin e radhës në sistemin e qeverisës të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendvotimet janë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 20:00 sipas kohës lokale, ndërsa procesin zgjedhor e vëzhgojnë përfaqësuesit e 125 organizatave lokale dhe ndërkombëtare.
Presidenti aktual i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, votoi sot në mëngjes në Tbilisi duke deklaruar se votoi për kandidatin i cili do të jetë president i të gjithë gjeorgjianëve, ndërsa vetë nuk është kandidat në zgjedhje.
Anketat parazgjedhore paralajmërojnë se garën zgjedhore do ta udhëheqin tre kandidatët kryesorë, edhe atë ish-ministrat e punëve të jashtme Salome Zurabishvili dhe Grigol Vashadze dhe ish-kreu i Parlamentit, Davit Bakradze.
Analistët parashikojnë se presidenti do të zgjidhet madje në raundin e dytë në të cilin votuesit për dy javë do të zgjedhin mes dy kandidatëve më të suksesshëm nga raundi i parë.
Në Gjeorgji, zgjedhjet presidenciale mbahen çdo pesë vjet me një kufi dy herë radhazi për një kandidat të vetëm.