Gjendet një trup i dekompozuar

Një trup i dekompozuar është gjetur rreth orës 13:40 në lumin Vjosë pranë fshatit Hambar të Fierit.

Policia thotë se viktima është mbytur dhe i përket seksit mashkull i moshës rreth 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur të veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë thike.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Fierit u bën thirrje personave të interesuar që të paraqiten në morgun e spitalit të qytetit.