Gjendet i vdekur djali i sheikut, shkak mendohet overdoza

Ngjarja ka tronditur tërë vendin arab, i cili ka ulur flamur në gjysmë shtizë dhe kanë vendosur të mbajnë tre ditë zi në ndër të Sheikh Khalid bin Sultan Al Qasimi.

Djali i personit më të pasur në Emiratet e Bashkuara Arabe është gjetur i vdekur në një apartament në Londër, pasi kishte festuar tërë natën më miqtë e tij. Shkak për ndarjen nga jeta të 39-vjeçarit mendohet të ketë qenë overdoza.

Edhe pse vende të tilla njihen për rregullat e ashpra që kanë në lidhje me lëndët narkotike, konsumimin e alkoolit, përsëri nëse bëhet fjalë për djalin e personit më të pasur të tilla gjëra nuk aknë vlerë. Ndërkohë babi i tij, Sheiku Sultan bin Muhammad Al Qasimi, ka thënë se tashmë për djalin e tij kujdeset Zoti.