Gara në SPAK, skualifikohen tre kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar nga gara për SPAK, 3 kandidatë për prokurorë. Ata janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. Skualifikimi i 3 kandidatëve për SPAK u bë sepse nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar nga gara për SPAK, 3 kandidatë për prokurorë. Ata janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. Skualifikimi i 3 kandidatëve për SPAK u bë sepse nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, vijon gara për 25 kandidatët e tjerë. KLP miratoi unanimisht listën me 25 kandidatë për SPAK sepse ata plotësojë kushtet paraprake.  SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.