Fushë-Krujë, grabitet me armë në mes të ditës një banesë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Fushë Krujë.

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Fushë Krujë.

Burime zyrtare nga policia raportojnë se rreth orës 12:00, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë disa persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një shtetasi dhe kanë grabitur një sasi lekësh. Njëri prej autorëve ka qenë i armatosur, të cilën ia ka drejtuar pronarit të banesës. Pas marrjes së parave, ata janë larguar me shpejtësi, raporton Top Channel.

Pa humbur kohë, pronari ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit shkoi në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova. Anëtarët e familjes së grabitur janë marrë në pyetje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.