Fullani, nga qelia në Shqipëri, anëtar bordi i Bankës Qendrore të…

Një histori hollivudaine duket të jetë ajo e Ardian Fullanit, ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili u arrestua pak vite më parë për zhdukjen e 713 milionë lekëve.

Një histori hollivudaine duket të jetë ajo e Ardian Fullanit, ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili u arrestua pak vite më parë për zhdukjen e 713 milionë lekëve.

Duket se arrestimi nuk ka ndikuar aspak në karrierën e Fullanit, pasi ai nga sot do të jetë 1 nga 11 anëtarët e bordit këshillues të Bankës Qendrore në Mal të Zi.

Janë mediat e vendit fqinj që raportojnë lajmin e bujshëm, duke sqaruar se përzgjedhja e Fullanit si anëtar është bërë nga Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi në shtator të vitit të kaluar, kur u miratua krijimi i Bordit Këshillues.

Ndërkohë në raportimin e tyre, mediat malazeze e vendosin theksin te fakti se mbi Fullanin është hedhur një lum akuzash gjatë kohës së u zbulua vjedhja e parave në Bankën e Shqipërisë.

I pyetur nga mediat nëse emërimi i Fullanit në këtë post do të ndikojë në besueshmërinë e Bankës Qëndrore, Guvernatori i Malit të Zi nuk e komentoi rastin në fjalë, ndërsa e përditshmja “Vejesti” shkruan: “Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë”.

Kujtojmë se për ish-guvernatorin Ardian Fullani, organet e drejtësisë shqiptare kërkuan 5 vite burg por pas disa seancave gjyqësore ai arriti të fitojë pafajësinë dhe kërkoi një dëmshpërblim të majmë për prishje imazhi./TCh