FSHF mbron Armir Grimën: Mos e gjykoni pa u zbardhur e vërteta

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar zyrtarisht për rastin e ndalimit nga policia të trajnerit të ekipit kombëtar të femrave, Armir Ggrima. Në qëndrimin zyrtar të FSHF, sqarohet se nuk duhet përdorur ky rast për të atakuar Armir Grimën, deri sa drejtësia të japë verdiktin përfundimtar.

Reagimi i plotë i FSHF:

“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.
Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.
FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm”-shkruan FSHF.