Frikë për shëndetin e Merkel, dridhet në takimin me liderin e Ukrainës

Temperaturat ishin shumë të larta në kohën që po zhvillohej eventi, shkruan Associated Press.

Kancelarja gjermane Angela Merkel  ka qenë e paqendrueshme dhe ka filluar të dridhet gjatë një eventi në Berlin ditën e Martë me liderin e ri të Ukrainës. Më vonë kancelarja u shpreh se incidenti ka ardhur si pasojë e dehidratimit.

Temperaturat ishin shumë të larta në kohën që po zhvillohej eventi, shkruan Associated Press.

Merkel, e cila mbush 65 vjeç muajin e ardhshëm, buzëqeshi kur u pyet nëse kishte ndonjë problem shëndetësor, duke thënë se është shumë mirë. /E Përditshmja