Francë-Kroaci/ Beteja ekonomike, Kroacia shpallet fituese, kupa mund t`i rikthejë lumturinë

Franca dhe Kroacia do të përballen në finalen e Kupës së Botës, evenimentin më të madhe sportiv në botë.

Franca dhe Kroacia do të përballen në finalen e Kupës së Botës, evenimentin më të madhe sportiv në botë. Por ndërkohë që beteja në fushë nuk është zhvilluar ende, në atë ekonomike, fituese duket se del Kroacia. Përballja është mes një prej vendeve themeluese të unionit dhe një prej vendeve më te reja anëtare.

Që nga viti 2015, ekonomia kroate ka pasur një rritje më të madhe ekonomike se Franca, dhe kështu pritet të jetë edhe këtë vit e atë të ardhshëm. Në indikatorë të tjerë ndërkohë, situata përmbyset,. Në raportin global të lumturisë për këtë vit, Franca renditet e 23-ta në botë, ndërsa Kroacia vetëm e 82-ta. Por ndoshta një fitore e Kroacisë në kupën e botës, për të parën herë në histori, mund ta përmbysë tërësisht këtë renditje.

Bookmakersat duket se nuk kanë dyshime se në fushën e lojës, do të fitojë Franca. Një analizë e Goldman Sachs i jep 63% shanse. Përpara fillimit të këtij turneu Goldman Sachs projektonte Brazilin si fitues. Por gjithsesi, duhet theksuar se, zgjedhja numër dy ishte pikërisht Franca.

https://youtu.be/9-NsYYiZ190

Burimi:Scan